Norman: Anglia do sekuestrojë asetet kriminale të shqiptarëve

Norman: Anglia do sekuestrojë asetet kriminale të shqiptarëve

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka paralajmëruar sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe. Gjatë një vizite në Dibër, Norman ka deklaruar se paratë që fitohen nga krimi në Britaninë e Madhe investohen në Shqipëri. Sipas tij, autoritetet shqiptare dhe ato britanike do bashkëpunojnë për të bllokimin e pasurive të krimit të të gjithë të skeduarve për veprimtari kriminale. 

"Kemi patur një bashkëpunim të mirë me autoritetet shqiptare për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke ofruar mbështetje konkrete për disa institucione. Gjatë takimit të Ministrit të Sigurisë së Britanisë së Madhe Ben Ëallace me ministrin e Financave diskutoi për sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale që operojnë në Angli dhe investojnë në Shqipëri", u shpreh Norman. 

Ambasadori britanik theksoi gjithashtu se 60% e shqiptarëve në Angli vijnë nga veriu i Shqipërisë, të cilët janë në vëmendje të autoriteteve britanike për krime të ndryshme. Norman ka përmendur tre rajonet të cilat kanë më shumë emigrantë në Britaninë e Madhe.

"60% e shqiptarëve që vijnë në vëmendje të autoriteteve britanike për çështje të emigracionit apo aktivitete kriminale vijnë nga tre rajone në veri të Shqipërisë; Kukës, Dibër e Shkodra, zona që përbëjnë 15% të popullsisë së vendit", ka thënë Duncan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy