Fluturimi me motor, mision i mundur për Tom Cruise

Fluturimi me motor, mision i mundur për Tom Cruise

Tom Cruise është një prej aktorëve të pakët në Hollivud i cili i kryen vetë skenat e rrezikshme të filmave të tij, pa dublantë. Edhe këtë herë, ai nuk ka zhgënjyer në xhirimet e serisë së 7 të filmave “Mission Impossible”.

Në një pjesë sa të frikshme aq edhe plot adrenalinë, aktori është parë të fluturojë në ajër me motor gjatë xhirimeve në Norvegji, e më pas të zbresë me parashutë. Skenat e jashtëzakonshme po filmohen në Norvegji, në malin Helsetkopen. Sipas dëshmitarëve okularë, të cituar nga “Daily Mail”, 58-vjeçari e përsëriti skenën katër herë para se të realizohej pikërisht ashtu si duhej.

Xhirimet për filmin e fundit “Mission Impossible” rinisën pas 5 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pasi xhirimet u transferuan në Norvegji, u raportua që Cruise kishte marrë me qira një anije për rreth 500 mijë paund, për të karantinuar të gjithë trupën e xhirimit. “Mission Impossible 7” do të dalë në kinema më 19 nëntor 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy