Një shqiptar u arrestua mbrëmë në Itali gjatë një kontrolli që policia ushtroi në kamionin me të cilin ai po udhëtonte. 30-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia rrugore në Arezzo, pasi në kamionin që drejtonte iu gjet një sasi prej 38 kg marijuanë.
Ai kishte vetëm dy ditë në Itali, ku kishte mbërritur me traget në mënyrë klandestine. Gjatë kontrollit të policisë, ai është bërë shumë nervoz dhe kjo i ka bërë karabinierët të dyshojnë për mallin që transportonte.
Pasi konstatuan se kamioni nuk kishte asnjë ngarkesë, karabinierët e çuan atë në stacionin e policisë.
Kontrollet e mëtejshme zbuluan një ndarje të fshehtë ku ishte vendosur një sasi prej 18 pakosh marijuanë të mbështjella me celofan. Në total, pasha e tyre arrinte 38 kg, me një vlerë prej 40 mijë eurosh në treg.



