
Mjeku shqiptar në Itali, Arben Gjeka në një lidhje të drejtpërdrejtë për MCN TV u shpreh se situata në vendin fqinjë është kritike, por nëse e krahasojmë me vitin e kaluar vdekjet janë më të ulëta.
Gjeka u shpreh se situate deri më tani është vetëm maja e ajsbergut, pasi realisht numri I të infektuarve është shumë herë më I lartë dhe personat të cilët po I nënshtrohen testit janë personat që kanë pasur histori udhëtimi në vendet që kanë konfirmuar prezencën e Omicron.
“Ne jemi në një fazë që e quajmë kritike, por nëse e krahasojmë me vitin e kaluar patëm një mesatare të vdekjeve 600 ndërsa tani 137 nga Covid. Objektivi ishte që të arrinte popullata të ishte pa kufizime. Por situatë po degjeneron pak nga pak.
Kjo është maja e ajsbergut pasi identifikimi bëhet me sekuencim gjenetik dhe do 4-5 javë për tu gjetur. Deri më tani është bërë identifikimi te personat që vijnë nga vendet që e kanë konfirmuar. Por kjo është maja e ajsbergut se numrat janë shumë më të lartë.
Në SHBA u shënuar rasti I parë I vdekjes nga Omicron. Mediat në Shqipëri I kanë dhënë hapësirë personave që janë kundër vaksinimit.”, u shpreh mjeku Gjeka.



