Gazetari Artan Hoxha në MCN Live ka folur për akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado.
Ai u shpreh se Veiaj është duke u përpjekur për të nxjerrë nga ‘shinat’ prokurorët, teksa theksoi se politika ëhstë më e fortë se krimi i organizuar aktualisht.
Sipas tij kemi të bëjmë me një material të falsifikuar, ku Veliaj po kërkon me çdo kusht të diskretitojë Ols Dadon dhe të nxjerr veten si viktimë politike.
Strategjia që po ndjek Veliaj në çështjen e tij tregon se SPAK po përballet me një lojtar serioz në lojë. Veliajt nuk i lejohet zyrtarisht të mbajë telefon në dorë sepse është i izoluar, por inturazhi, mbështetja që ai ka pas, ka krijuar këtë narrativë.
Deri tani media ka qenë në mbështetje të veprimeve të SPAK, është hera e parë mediat e maxhorancës i janë kthyer SPAK dhe pse nuk duhet të ndodhte. Kjo është trysni që bëhet qëllimisht për ti nxjerr nga shinat prokurorët. Nëse këto që bënë Veliaj do i bënte një person nga grupet kriminale do bëhej nami.
E paprecedentë gjuha e përdor, por në këto kushte ata e kanë marrë parasysh pse janë aty, por kur të kërcënon politika, ku është parë deri tani të sulmohet prokurori dhe gjyqtari. Aktualisht pushteti është më i fortë se krimi i organizuar.
Që në momentin e parë që kam parë atë video kuptova që ishte falsifikim sepse mënyra e formuluar është tipike në ato procesverbale të vjetra dhe që në momentin e parë kuptova që kemi të bëjmë me një material të falsifikuar sepse di shumë mirë si funksionon atje brenda.
Falja me këtë konotacion që është përdorur është bërë qëllimisht, kemi të bëjmë me një material të falsifikuar. Jemi vërtetë para një strategjie ku Erion Veliaj po kërkon me kusht ta diskretitojë prokurorin, ta bëjë një person që po abuzon me detyrën, ta paraqesë veten si një viktimë politike. SPAK dhe prokurori është në presion shumë të madh, prandaj duhet të dalin me qëndrim zyrtar.



