Itali, shqiptari kapet me 2 kg kokainë

Itali, shqiptari kapet me 2 kg kokainë

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Bellaria Igea Marina, në Rimini pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Shqiptari me iniciale B.L, banonte pranë rrugës “Pisani”.

Policia e kishte vënë atë nën vëzhgim teksa qarkullonte nëpër rrugë, ndërsa në një moment ai bisedon me një person dhe i jep një dozë kokaine. Në këtë moment, policia ndërhyn dhe e arreston.

Kërkimet pasuese u shtrinë në shtëpinë e tij. Në veçanti, policia ka gjetur të fshehur një sasi prej 2 kg kokainë në një dollap të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij.

Droga ishte e ndarë në 14 doza, ndërsa i janë gjetur edhe 1 145 euro të përfituara nga veprimtaria e jashtëligjshme si dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike.

I arrestuari është dërguar në burgun e Riminit dhe i është vendosur në dispozicion organeve të drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy