Fituesja e Nobelit të Paqes pranohet në Oksford

Fituesja e Nobelit të Paqes pranohet në Oksford

Malala Yousafzai, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, ka festuar 20-vjetorin e saj me një lajm të mirë: pranimin në universitetin e Oksfordit. Ajo ka kaluar testin e pranimit me pikët maksimale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yousafzai, e cila ka saktësuar se do të studiojë filozofi, ekonomi dhe politikë.

Vajza nga Pakistani u plagos rëndë në kokë në vitin 2012 në një sulm të talebanëve, që donin ta ndëshkonin për betejën e saj në favor të feminizmit. Ajo u dërgua në spitalin Mbretëresha Elizabetë në Birmingam, Britani e Madhe, ku më pas vijoi të jetonte me familjen dhe vijoi studimet dhe fushatën e saj të ndërgjegjësimit për shkollimin e vajzave.

Në prill të vitit të kaluar, OKB-ja e ka nominuar si lajmëtare e paqes dhe në vitin 2014, kur ishte 17 vjeç, asaj iu dha Çmimi Nobel për Paqen, së bashku me indianin Kailash Satyarthi për promovimin e të drejtave të fëmijëve. Ajo e ka rrëfyer historinë e saj në librin “Malala”, të cilin e ka shkruar me ndihmën e korrespondentes së luftës, Christina Lamb, në vitin 2013. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy