Basha: Ministrat e larguar, çirakë që zëvendësohen me të tjerë. Protesta nuk ndalet

Basha: Ministrat e larguar, çirakë që zëvendësohen me të tjerë. Protesta nuk ndalet

Gjatë fjalimit të sotëm në çadrën e protestës së PD-së, kryetari Basha komentoi edhe largimin e katër ministrave nga qeveria. Basha tha se kjo lëvizje nuk lidhet me kërkesat e PD-së për zgjedhje të ndershme, madje i quajti ministrat e larguar “çirakë” që zëvendësohen me disa të tjerë.   

“Ne e dimë se Saimir Tahiri kanabizoi vendin. Ne e dimë se Ilir Beqja shërbeu përulësisht për shpenzimin e parave të taksapaguesve shqiptarë. Tahiri dhe ata dy të tjerët janë shërbëtorë të njeriut që është në krye të kupolës së krimit dhe korrupsionit. Ndaj largimi i çirakëve nuk na shpërqendron nga lufta që kemi nisur”, tha ai.

Kreu i demokratëve tha se protesta e qytetarëve të thjeshtë ka marrë përmasa të mëdha dhe nuk mund të ndalet deri në arritjen e qëllimeve të saj.

“Disa u kanë thënë gazetarëve se “na shiti Rama te Lul Basha që të ndalë protestën”. E kuptoni që unë nuk jam në gjendje ta ndal këtë protestë? Republika e vjetër do të bjerë deri në tullën e fundit. Republika e re është integrimi i vërtetë europian i Shqipërisë”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy