Fermerët e qarkut të Korçës ankohen se prodhimet bujqësore nuk kanë treg shitjeje.
Gazetarja Elsa Xhindole raportoi për MCN Live, se për shkak të produkteve të importit, prodhimet e tyre nuk blihen.
Fermerët ankohen se në Tiranë produktet shiten trefish më shtrenjtë dhe pse në Korçë merren nën kosto.
Situata më problematike paraqitet për qepën dhe pataten, ndërsa fasulja këtë vit ëhstë shitur më mirë.
Njëri nga fermerët ankohet për mungesë tregu, se nuk u vjen asgjë.
Nuk ka treg fare, ka dy vjet gruri pa u shitur. Nuk vijnë, për të blerë. Vjen grurë nga jashtë, nuk e di. As qepa, as patatja nuk shkon.
Me 200 lekë e kemi grurin dhe nuk vjen njeri, nuk kujtohet njeri fare. Kemi 30 vjet nuk kemi parë asnjëherë kështu situate.
Është e vërtetë që këtu e kemi 200 lekë të vjetra qepën, në Tiranë me 800 lekë.
Të ndërhyjë shteti, shpresat i kemi vetëm te shteti. Nuk po mbjellim më.
Vjet kisha 100 hektarë grurë, sivjet do e përgjysmojë. Nuk kemi kushte, as për magazinim.
Nuk e dimë ç’po bëhet, a vjen nga Rusia, Serbia, Maqedoni. Le që farat na vijnë me defekt, blejmë misrin, e mbjellim dhe nuk na del.
Mbill dhe shpenzo, të paktën të marrë ato që kam hedhur.
Një tjetër fermer shprehet se me grurin e shitur mbuloi vetëm shpenzimet e prodhimit dhe asnjë fitim, por ankohet se si subvencion kanë marrë vetëm naftën.
Sipas tij, vetëm fasulja është shitur këtë vit, për shkak se nuk pati shumë prodhim.



