Rifillon lëvizja në Kapshticë pas grevës në doganën greke, radhë të gjata automjetesh

Rifillon lëvizja në Kapshticë pas grevës në doganën greke, radhë të gjata automjetesh

Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, ka rifilluar qarkullimi i mjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. 

 

Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë kishin krijuar radhë në anën shqiptare, në pritje të hapjes së pikës kufitare greke për të hyrë në territorin e Greqisë. 

 

Menjëherë pas rifillimit të lëvizjes, autoritetet nisën përpunimin e mjeteve, ndërsa radha vijon të mbetet e gjatë për shkak të fluksit të krijuar gjatë orëve të bllokimit. 

 

Situata u shkaktua nga greva e punonjësve të doganës greke, e njoftuar dy ditë më parë, sipas së cilës këtë të hënë, nga ora 05:00 deri në 09:00, u pezullua përkohësisht funksionimi i pikës kufitare. 

 

Pas përfundimit të grevës, kalimi ka rifilluar, me përparësi për automjetet e vogla dhe autobusët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy