Logu: Grupi i Bardhit përplaset me Gardën në Kuvend, por merr tendera dhe përfitime nga qeveria (VIDEO)

Logu: Grupi i Bardhit përplaset me Gardën në Kuvend, por merr tendera dhe përfitime nga qeveria (VIDEO)

Avokati Besart Logu deklaroi në studion e MCN Live se propozimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit është masë e rëndë, por akte të tilla si ndezja e zjarrit në Parlament duhet të marrin fund.

Për Logun sjellja e opozitës në Parlament, po i ofron Ramës një komoditet që e ka ëndërruar prej kohësh.

Po ashtu Logu tha se shumë deputetë që dalin në vijë të parë dhe përplasen me Gardën marrin tendera nga qeveria, duke i vënë gishtin grupit të Gazment Bardhit.

Propozimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit është masë e rëndë, po ashpërsohen masat e dënimit. Të pezullosh një deputet për 2 muaj, të mos e ushtrojë misionin për të cilin i është deleguar ai pushtet nëpërmjet forcës së kartonit është antidemokratike, por ka diçka. Kujtojmë rastin kur rrezikohej të ndihej flakë në Kuvend, legjislacioni penal akte të tilla i trajton penalisht sepse është shkatërrim i pronës publike nëpërmjet zjarrvënies. Ajo sallë është me dru special, ai ambient merr flakë shpejt.

Të tilla akte duhet të shmangen. Ramës po i ofrohet një komoditet që e ka ëndërruar se të kalosh buxhetin në 4 minua, ndërkohë që vitet e tjera është dashur 24 orë, është direkt faji i opozitës.

Po miratohen një buxhet që do ë rëndojë shtresën e mesme dhe këtij buxheti, s’po bëhet oponencë.

Demokratët me këtë akt janë të rrethuar 3 herë, e para sepse nuk po përmbushin misionin e opozitarit, pra që t’i bëjnë oponmencë qeverisë, e dyta po i mundësojnë Ramës kalimin e ligjeve në një komoditet të pashoq.

E treta shumë deputetë që fërkohen me Gardën, praktikisht shumë prej tyre marrin tendera pranë qeverisë.

Kryesisht grupi i Gazment Bardhit, ata thyejnë rekord në marrje tenderash dhe përfitimesh.

Në momentin që të plotësohet dosja do të bëhen publike dhe emrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy