Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja për të ngadalësuar turizmin

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja për të ngadalësuar turizmin

Qyteti holandez i Amsterdamit mund të ndalojë ndërtimin e hoteleve të reja.

Kështu tha këshilli i kryeqytetit, i cili të mërkurën e 17 prillit njoftoi se i gjithë qyteti do të bëhet e ashtuquajtura “no-zone” për hotelet e reja.

Synimi është luftimi i turizmit të tepërt. Për më tepër, numri i qëndrimeve në hotele në vit nuk duhet të kalojë 20 milionë.

Me këtë rregull, Amsterdami, siç raportohet nga gazeta holandeze De Telegraaf, do të eliminojë përjashtimet e fundit që ende lejonin ndërtimin e hoteleve të reja në qytet.

Tani, një hotel i ri do të lejohet vetëm nëse mbyllet një tjetër dhe nëse numri i shtretërve nuk rritet.

“Preferohet që hoteli i ri të jetë jashtë qendrës së qytetit. Për më tepër, duhet të ketë një përmirësim cilësor të hotelit, si modernizimi apo qëndrueshmëria”, sqaron bashkia.

Ditët e fundit po lindin disa hotele të reja pasi kishin marrë tashmë autorizimin më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy