Kadilli tregon si mori vendimin për të shpallur kandidaturën për kreun e PD

Kadilli tregon si mori vendimin për të shpallur kandidaturën për kreun e PD

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD-së, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e kësaj partie ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.

I pyetur nëse e kishte menduar kandidimin për kreun e PD në rast humbje apo ishte instikt, Kadilli tha se kanë qenë të dyja bashkë. Ai shtoi se instikti lindi në mëomentin kur pa përmasat e humbjes. Siç u shpreh ai rikrijimi i fabulës politike për vjedhjen e votave nuk e justifikon dështimin dhe humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Janë të dyja bashkë. Ishte edhe instikt në moment kur pashë që përmasa e humbjes ishte e padurueshme dhe kur po shikoja çfarë lëvizjesh po ndodhnin në PD që ishte rikrijimi i një fabule politike që vjedhja justifikon dështimin. Vjedhja e votës apo blerja e saj nuk është ngjarje e re. Po ashtu nuk është ngjarje e re që ne bëjmë një zbor politik që prej vitit 2000, refuzojmë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit”, tha Kadilli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy