Xhubleta shqiptare në UNESCO/ Kim: Një nga veshjet më të bukura në botë!

Xhubleta shqiptare në UNESCO/ Kim: Një nga veshjet më të bukura në botë!

Pas lajmit se xhubleta shqiptare është regjistruar në UNESCO, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Kim shkruan se xhubleta është një nga veshjet më të bukura në botë.

Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime! ElvaMargariti”, shkruan Yuri Kim.

Veshja shqiptare 4 mijë-vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi si dhuratë për 110-vjetorin e pavarësisë. Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy