Maradona përjetësohet me një statujë në Buenos Aires në ditëlindjen e tij (FOTO)

Maradona përjetësohet me një statujë në Buenos Aires në ditëlindjen e tij (FOTO)

Diego Armando Maradona ka festuar ditëlindjen e 58-të të mërkurën ku është nderuar edhe me një statujë prej bronzi që rikrijon arritjet të bëra me Kombëtaren argjentinase.

Ditëlindja e Maradona ishte me 30 tetor, por zbulimi i statujës u shty me një ditë për shkak të shiut.

Statuja ndodhet në afërsi të stadiumit të klubit Juniors Argentinos në Buenos Aires, ku Maradona bëri debutimin e tij të parë në karrierën futbollistike në vitin 1976.

Një dekadë më vonë, Maradona arriti që të shpall Argjentinën kampione të Botës në vitin 1986 duke shënuar dy nga golat më të paharrueshme në histori.

Skulptori Jorge Martinez tha se fakti se ai bëri që gjithë argjentinasi të gëzojnë ishte frymëzimi për statujën e tij për Maradonën.

Ishte një moment historik për historinë e Argjentinës,” tha ai.

Statuja 9 metra u vendos në një tarracë pranë një murale ku është Maradona i veshur me uniformën e kuqe të Argentinos Juniors.

Maradona nuk mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të statujës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy