Anthony Scaramucci është shkarkuar nga Presidenti Donald Trump vetëm 10 ditë pasi mori emërimin si drejtori i ri i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë. Sccaramuci u bë shkak për polemika menjëherë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, pasi u përfshi në një grindje me ish-shefin e kabinetit Pribas, të cilin ai e sulmoi ashpër duke përdorur edhe fjalë të papërshtatshme.



