Braho: Nëse opozita propozon figura të forta për President, e vë me shpatulla pas murit PS-në! (VIDEO)

Braho: Nëse opozita propozon figura të forta për President, e vë me shpatulla pas murit PS-në! (VIDEO)

Avokati Ledio Braho duke komentuar zgjedhjet në PD deklaroi në MCN Live se të tre partitë në vend kanë një problem me kultin e individit. Ai u shpreh se të rivalizosh Berishën në një garë është gati e pamundur në PD.

Fakti që z.Berisha është kandidat i vetëm, tregon qe jo vetëm PD, por te të tre partitë kryesore kanë një problem me kultin e individit. Ka një çështje të tillë që askush nuk tenton të kandidojë kundër tyre sepse e situata është e pamundur. Në PD situata është më e ndërlikuar për shkak të çështjeve ligjore në proces. PD ka sot dy Statute, dy Kryesi, dy Këshilla Kombëtare. Kjo e bën situatën problematike. Kushdo që të kandidojë do konsiderohet armik i Bashës dhe Alibeajt apo Berishës. Të kandidosh tani përballë z.Berisha pas atij revolucioni që bëri me foltoren, është gati e pamundur. Është një garë e paracaktuar. Nëse vendimi i shkallës së Parë do ndryshohet nga Apeli këto zgjedhje do konsiderohen të pavlefshme. Nëse do të rrijë në fuqi, do të jenë legjitime. Në dijeninë time dosja s’ka shkuar ende në Apel. Uroj të ketë një gjykim të shpejtë, sepse nëse në zgjedhjet lokale do shkohet në këtë situatë, nga palët e treta kryetar njihet Basha”.

Braho komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama për SPAK-un dhe thirrjet për hetimin e Berishës. Sipas Brahos, Kim ka dalë kundër deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, duke shtuar se duke i nisur hetimet nga mazhoranca drejtësia e re jep leksionin më të mirë.

Precedenti është i gabuar, nuk besoj se gjen precedentë të ngjashëm në BE, dhe vendet aspirante. I vetmi vend është Polonia. Pas vitit 2013 sikur filluan të hidheshin themelet e reformës në drejtësi. Por sot kanë kaluar disa vete nga fillimi i zbatimit të saj dhe është e patolerueshme që kryeministri dhe ministri i Drejtësisë të bëjë thirrje...Nëse shihet që SPAK-u nuk po vepron kryeministri ka të drejtën e botës të drejtohet me kallëzim penal. Nëse vëmë re fjalën e znj. Kim është krejtësisht në kundërshtim me fjalën e Ramës dhe Manjës. Unë besoj që nuk duhet të jetë shqetësuar SPAK-u. Sot garancitë që ka një prokuror i SPAK-ut dhe gjykatës i GJKKO-së janë të tilla që të mos tremben nga deklaratat e kryeministrit. Por imazhi që jepet në publik është i gabuar. Krijojnë edhe iluzionin sikur Rama i bën deklarata të tilla për të treguar që s’e kontrollon SPAK-un. Do kishte sens që të nisnin hetimet nga skandalet e kësaj mazhorance, dhe ky do të ishte leksioni më i mirë që do jepte një drejtësi e re. Nga mënyra se si ka funksionuar, duket se një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë përdorur nga pushteti dhe ka qenë Vetingu që i ka larguar. Nuk e thua dot që nuk e ka në dorë Vetingun, sepse ka pasur edhe të tjerë që e ka kaluar Vetingun dhe i ka marrë në mbrojtje kryeministri. Vetingu ka mbajtur standarde të shumëfishta. Nuk mund të flas me emra sepse nuk më takon mua të them”.

Sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri, Braho tha se Rama nuk do një figurë të fortë në krye të vendit.

Rama nuk do një figurë të fortë politike që të jetë në krye të vendit. Besoj që Rama do të luajë për një figurë honorifike dhe jo një politikan karriere. Sjellja e Presidentit Meta mund të sjellë këtë dëm që të kemi në krye të vendit një figurë honorifike. Është e rëndësishme që opozita të propozojë figura të forta që ta vërë me shpatulla pas murin mazhorancën që t’i miratojë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy