Putin firmos dekretin për dëbimin e ukrainasve që refuzojnë shtetësinë ruse

Putin firmos dekretin për dëbimin e ukrainasve që refuzojnë shtetësinë ruse

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që autorizon dëbimin nga territoret e aneksuara të ukrainasve që nuk marrin nënshtetësinë ruse. Qytetarët e Ukrainës që banojnë në territoret e aneksuara nga Federata Ruse deri më 1 korrik 2024 do të duhet të zgjedhin ose shtetësinë ruse ose mbajtjen e shtetësisë ukrainase.

Dispozita nuk ka të bëjë vetëm me qytetarët ukrainas, por edhe mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga republikat e aneksuara të Donbasit, ato të Donetskut dhe Luhanskut.

Kategoritë e mësipërme, nëse mbajnë nënshtetësinë ukrainase, do të konsiderohen të huaj dhe do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi si të huaj rezidentë.

Ata potencialisht do të jenë subjekt i dëbimit, veçanërisht nëse konsiderohen “kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë”.

Përveç kësaj, banorët e territoreve të aneksuara që janë në favor të “përmbysjes së rendit kushtetues me mjete të dhunshme” në Rusi, financimit të veprimtarisë terroriste dhe ekstremiste, por edhe “pjesëmarrjes në veprime të paautorizuara” do t’i nënshtrohen dëbimit me forcë dhe do t’u ndalohet hyrja në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy