
Erida Skendaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se shtyrja e afateve të vetingut ishte e domosdoshme.
Ajo tha se që në nisje të procesit të vetingurt ishte e ditur se kjo nismë do të krijonte vakanca dhe për këtë duhet ët ishin marrë masa, ndërsa theksoi se harta e re gjyqësore do të rëndonte vetëm mbi qytetarët. Sipas saj, vakancat nuk duhet të na çojnë në zgjidhje sakrifikuese për qytetarët.
Intervista e plotë
1-Znj.Skëndaj, ishte e nevojshme zgjatja e afateve të vetingut, pasi duke mbajtur parasysh se Kushtetuta e RSH parashikonte vijimin e procesit të vetingut nga KLP e KLGJ, pas përfundimit të afateve veprimtarisë së KPK dhe KPA. Cilat ishin rrethanat që diktuan nevojën e kryerjes së këtij ndryshimi ligjor?
Mendoj se zgjatja e KPK dhe KPA nuk ishte e nevojshme, por e domosdoshme. Ky ishte një nga adresimet tona. Kur u parashikua afati i organeve të vetingut nuk parashikonte dot problematikat me të cilat do përballej. Disa nga faktorët që kemi thënë që njëkohësisht pati vonesa ishte dhe pajisja me stafin dhe godinat për të ushtruar detyra, por pati problematik edhe për faktin se pandemia krijoi dobësim në pikëpamjen e këtij procesi. Edhe për faktin që vetingu është një proces i veçantë që u realizua për herë të parë në Shqipëri, pati dhe vështirësi në drejtimin administrativ. Të gjitha këto bënë atë që ne nuk detyrojmë institucionet por i sugjerojmë atyre të gjithë këto elementë jo vetëm që sollën vonesa por do të sillte vështirësi në koherencë duke mos iu përgjigjur detyrave primare. Për një sërë arsyesh dhe faktorësh kjo shtyrje është zgjidhja më e duhur dhe faktin se parlamenti pati konsesnsus.
2-Kuvendi vendosi zgjatjen e procesit të vetingut për magjistratët prokurorë dhe gjyqtarë, deri më 2024. Mendoni se do të jetë kohë e mjaftueshme sërish për institucionet e vetingut që të kalojnë në sitë pjesën e mbetur të magjistratëve?
Është e vështirë të projektojmë sa do të jetë afati i nevojshëm. Është propozuar nga vetë institucionet e vetingut ky afat për ta përmbyllur. Në këtë kontekst këto institucioneve kanë ofruar garanci deklarative se mund të mbyllen, por mbetet të besojmë, por padiskutim që do ta monitorojmë këtë proces më tej.
3-Për të shmangur vonesat me të cilat është përballur procesi i vetingut deri më tani. A mendoni se janë të nevojshme të parashikohen ndryshime në ligjet organike, (ligji për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve) për të forcuar kapacitetet e KPK dhe KPA, për ritme më të larta në rivlerësimin e subjekteve?
Këto procese duhet të ishin koordinuar që në fillim. Vetingu që kërkon pastrimin e sistemit të drejtësisë pre supozon krijimin e vakancave. Në situatën ku ndodhemi nuk mundemi ta ndërlidhim dhe jemi përballë faktit se kemi vakanca në sistemin e drejtësië. Vetingu po bën punën e tij dhe këshilli i lartë gjyqësor dhe prokuroria duhet të mendojë për vendet vakante të krijuara. I shoh si dy procese që nuk duhet të kushtëzojnë njeri-tjetrin, por zgjidhja e propozuar me hartën e re gjyqësore me një gjykatë të vetme mendoj se është një zgjidhje që rëndon vetëm tek qytetarët. Por të shkrimë gjykatat e apelit në një të vetme në Tiranë nuk është oportune për qytetarët, kur jehona është marrja e drejtësisë në kohë reale. Propozimi i hartës së re gjyqësore nuk është vlerësim që i përgjigjet situatës reale. Kriteri demografisë duket se nuk është marrë në konasideratë, kushtet sociale të qytetarëve.
4-Një nga nevojat kryesore që promovuan ndryshimin e hartës gjyqësore është zhvillimi i procesit të vetingut dhe numri i lartë i shkarkimieve si pasojë e vetingut. Mendoni se duhet të ketë një koordinim midis dy proceseve, mënyrës së zhvillimit të vetingut dhe formatimit të hartës së re gjyqësore për të rritur efikasitetin në sistem?
Oponenca është e gjatë dhe është e vështirë por ritheksoj se në aspektin metodologjik nuk i përgjigjen qytetarëve shqiptarë dhe se kjo shkrirje do të ndikojë te popullata që për arsye sociale ekonomike apo që janë në vështirësi si komiteti rom, gratë e dhunuara do vështiroj aksesin e tyre në organet e sistemit të drejtësisë. Një tjetër çështje e ngritur është se vakancat nuk duhet të na çojnë në zgjidhje sakrifikuese për qytetarët. Me këtë punë qasja jonë është më shumë kritike. Një element tjetër i paqartë janë degët e gjykatave se ku do krijohen. Dhe nëse do jenë të zbatueshme apo jo.



