Xhaferri: Buxheti për arsimin duhet të shkojë deri në 5% të PBB-së! Është më lirë të studiosh jashtë Shqipërisë

Xhaferri: Buxheti për arsimin duhet të shkojë deri në 5% të PBB-së! Është më lirë të studiosh jashtë Shqipërisë

Besart Xhaferri, ekspert i çështjeve të arsimit dhe njëherazi kreu i FRPD-së tha në studion e emisionit “MCN Economy” se buxheti që i akordohet arsimit duhet të shkojë deri në 5% të PBB-së.

Duke vijuar më tej, Xhaferri  tha se Tirana është bërë një qytetet më të tmerrshme për të jetuar një student, për shkak të kostove të shtrenjta duke detyruar të rinjtë të punojnë shumë orë dhe duke i larguar nga jeta akademike. 

Sipas Xhaferrit duhet tryezë kombëtare në mënyrë që t’i ofrohet të rinjve një mirëqenie gjatë jetës së tyre akademike.

Nëse nuk ndryshohet mbështetja dhe subvencionimi ndaj jetesës së studentëve do ketë rënie të numrit të tyre në Universitete pasi tani është më lirë të studiosh larg Shqipërisë, në ato vende që subvencionojnë studentët.

Një student ka një vlerë ekonomike, e vërtetë është që në fillim është kosto, por vlera që do prodhojnë në ekonomi është e madhe. Në Shqipëri kjo shtresë lihet jetime, lihet viktimë e tregut privat. Për shtresa të caktuara shteti duhet të subvencionojë.

Tirana është bërë një nga qytetet më të tmerrshme për të jetuar një student. Duhet që një student të punojë me patjetër. Por kjo gjë nuk është më jetë akademike, por për të mbijetuar dhe nga koha më e bukur kthehet në kohën më të shëmtuar.

Duhet rritur buxheti që shkon për arsimin, duhet të shkojë deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Duhet tryezë kombëtare për t’i ofruar të rinjve një mirëqenie gjatë jetës së tyre akademike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy