Protesta e fermerëve, Tomorri: Kauzë e drejtë, por duhet t’i rishikojnë kërkesat që i kanë bërë qeverisë (VIDEO)

Protesta e fermerëve, Tomorri: Kauzë e drejtë, por duhet t’i rishikojnë kërkesat që i kanë bërë qeverisë (VIDEO)

Fermerët në zonën e Myzeqesë protestuan sot sërish në qytetin e Lushnjës, për ndryshimet në paketën fiskale për vitin 2022. Kjo është protesta e dytë pas asaj të së premtes së kaluar. Fermerët i janë drejtuar qeverisë me gjashtë kërkesa, por sipas gazetarit Klodian Tomorri, edhe nëse plotësohen, ato nuk do të zgjidhin përfundimisht disa prej problemeve që dëmtojnë fermerët.

Unë mendoj që ata duhet t’i rishikojnë kërkesat e tyre. P.sh., kërkesa për subvencionimin e produktit me 10 lekë për kg. Është absurde. Nuk mund të kërkohet subvencion njësoj edhe për kungullin edhe për luleshtrydhen. Në 6 kërkesat nuk përfshihet ajo për hapjen e tregut. Tregu i produkteve bujqësore është marrë peng nga monopolet. Ajo që ndodh është që nëse një produkt fermeri e shet me 10 lekë, qytetarëve të Tiranë u vjen 10 herë më shtrenjtë. Nuk shoh një kërkesë për hapjen e tregut, që sot i godet ata dhe favorizon një grup të caktuar. Kauza e fermerëve është e drejtë, por duhet të kalibrojnë kërkesat e tyre. Pra protesta e tyre të mos merret peng nga grupe të caktuara interesi që kanë fituar gjithmonë.

Sipas tij, politikat e qeverisë kanë favorizuar gjithmonë tregtarët, në dëm të fermerëve por edhe të qytetarëve, të cilët paguajnë më shumë për produktet ushqimore.  

Bujqësia është sektori më i diskriminuar në terma të mbështetjes financiare. Kontribuon me 20 në buxhet dhe merr vetëm 2 të shpenzimeve të buxhetit. Kjo tregon sa të diskriminuar janë fermerët shqiptarë. Janë të disavantazhuar edhe në raport me fermerët e rajonit s a i takon subvencionimit. Kjo i bën ata më pak konkurrues. Kjo nuk është protesta e parë, por protestat e tyre janë marrë gjithmonë peng. Politikat e qeverisë kanë favorizuar tregtarët. Edhe ajo pak mbështetje që ka dhënë shteti u ka shkruar tregtarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy