Rama batuta në Dibër me gratë: Burrat ngenë zërin por në shtëpi dihet kush është ministër i Brendshëm

Rama batuta në Dibër me gratë: Burrat ngenë zërin por në shtëpi dihet kush është ministër i Brendshëm

Kryeministri Edi Rama nga Peshkopia gjatë një takim me gratë dhe vajzat është shprehur se Shqipërinë e kanë marrë në qafë burrat dhe jo gratë.

“Kishte të drejtë Çajupi i shkretë kur thoshte: Burrat nën hije lozin kuvendojnë pika që s’u bie që nga gratë rrojnë.

Burrat shumë mirë e dinë që pa gratë nuk bëjnë dot asgjë. Edhe pse ngenë zërin ata e dinë shumë mirë që kur hyjnë në shtëpi ministër i brendshëm është dikush tjetër. Si ministre të brendshme në shtëpinë tuaj të bëni të mundur që 25 qershori të jetë një vendim që të përfundojmë atë ç’ka kemi nisur”, tha Rama.

Duke ironizuar, Rama tha se që kur ka takuar Bashën edhe ai është bërë demokrat.

"Në fund të ditës vota është për të marrë në punë grupin e njerëzve që do të kryejnë më mirë sipas teje punët që ti ke nevojë. Po e marr nga fëmijët, duke menduar për gjithë prindërit që janë demokratë, demokratë jemi të gjithë ne, sidomos pasi takova dhe Lulin edhe unë demokrat jam. Por po flasim për ata që janë me bindje të djathta, që unë nuk e di se çfarë domethënë kjo, por nejse dhe do shkojnë të votojnë", deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy