Francë, personat me HIV pozitiv do mund të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

Francë, personat me HIV pozitiv do mund të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

Ushtria franceze po hapet për njerëzit që janë me HIV pozitiv. 

Kështu u bë e ditur sot nga Ministri i Forcave të Armatosura Sebastien Lecornu.

Të kesh Hiv nuk do të jetë më një kriter diskriminimi në parim. 

“Dispozita, e miratuar me propozimin e ministrit të Brendshëm Gérald Darmanin do të publikohet në ditët në vijim dhe do të zbatohet për xhandarmërinë, zjarrfikësit e Parisit dhe Marsejës dhe të gjitha forcat e armatosura", specifikoi Lecornu për mediat franceze në ditën e përkujtimit të armëpushimit të 8 majit 1945.

Deri më tani, personave me HIV pozitiv në Francë iu mohohej aksesi në këtë lloj profesioni.

Për shkak të kësaj rregulloreje, çdo person që pretendonte se ishte me HIV pozitiv në momentin e ekzaminimit mjekësor, duke hyrë në Forcat e Armatosura, vlerësohej si “i papërshtatshëm” dhe me notë të ulët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy