Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Rusi, Alexey Ulyukaev, është vënë në pranga sot me akuzën e korrupsionit. Ulyukaev akuzohet se ka marrë 2 milionë dollar në këmbim të mbështetjes së ministrisë për një kompani të madhe të prodhimit të naftës.
Ulyukaev e ka marrë ryshfetin për t’i dhënë dritën jeshile kompanisë “Rosneft” për marrëveshjen e blerjes së 50% të kapitalit të mbajtur nga qeveria e kompanisë “Bashneft”, bëri të ditur grupi që është ngritur për hetimin e kësaj çështjeje.
“Rosneft” dhe “Bashneft” janë të dyja kompani ruse të naftës.
Ulyukaev, 60 vjeç, është ministër në qeverinë “Medvedev” që prej vitit 2013.



