Dy persona kanë humbur jetën paraditen e sotme, pasi makina me të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në Rrugën e Arbrit.
Policia e Tiranës njofton se më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe dy shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Sakaq viktimat janë Marsel Tafa, rreth 35 vjeç dhe Egila Celami, 29 vjeçe, që të dy nga Burreli.



