Diell dhe temperatura deri në 22°C, moti për sot

Diell dhe temperatura deri në 22°C, moti për sot

Bregdeti shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të paraqitet me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor ku herë pas here do të pësojnë zhvillim të përkohshëm por nuk do të gjenerojnë reshje.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore mbeten me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu të shoqëruar herë pas here me stuhi afat-shkurtra ere.

Po ashtu me vranësira dhe shira të dendur vijon situata e motit ne Jug të Italisë. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira te lehta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy