Krimi në Korçë, flasin fqinjët: Nëna e viktimës kujdesej për babanë e të dyshuarit (VIDEO)

Krimi në Korçë, flasin fqinjët: Nëna e viktimës kujdesej për babanë e të dyshuarit (VIDEO)

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku mbetën të vrarë Emiljano Pine dhe Ilo Lluka i cili i dha fund jetës pas krimit, flasin banorët e lagjes.

Korrespodentja Sara Kovaçi raporton për MCN Live, se Ilo Luka i ka shkuar në lokalin ku ndodhej Emiljano Pine dhe ka shkrepur armën mbi të dhe gjithçka lidhur me pronësinë e apartamentit të babait të të dyshuarit, të cilin i moshuari do ia linte nënës së Pines, me të cilën bashkëjetonte.

Pak më vonë, ai ka shkrepur armën drejt vetes, për t'i dhënë fund jetës.

Një nga banoret e zonës ku ndodhi krimi, tregon se ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë.

I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer.

Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë.

Një tjetër banor thotë se dëgjoi krisma një natë më parë dhe i pandehu për fishekzjarre.

I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment.

Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines i njohur si Jorgo Prifti, kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh.

Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten.

61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy