
Kandidatja e PD në garën e primareve për bashkinë e Fierit, Denisa Muçaj tha se PS është në krizë në të gjitha qytetet e vendit.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Muçaj tha se arsyeja pse vendosi t’u bashkohet primareve është fakti që bën një profesion ku është në kontakt të përditshëm me qytetarët.
Ajo tha se bashkia duhet të jetë një institucion që t’u jap përgjigje problematikave të njerëzve.
Arsyeja kryesore pse mora vendimin që të jem kandidate është fakti që kryej një profesion që kam kontakt të përditshëm me qytetarët. Një nga gjërat kryesore është që pushteti vendor është pushteti që ka të drejtën më të madhe që të bëjë një ndryshim më të madh. Bashkia është i vetmi institucion që ka lidhje të drejtpërdrejt me qytetarët. Do të doja të ishte ndihmesë e madhe për çdo problem dhe shqetësim që qytetarët kanë.
Nuk do konsideroja asnjë grup tjetër. Lufta brenda llojit është më e bukura që ndodh në politikë, pasi ne udhëhiqemi nga një ideal, nga një mendësi, prandaj gara të jetë në thelbin e saj për të bërë më të mirën për atë që e quajmë lufta e madhe. PS është një krizë të brendshme jo vetëm në qytetin e Fierit, nisur nga deklaratat e Petro Koçit, por në rang vendi. Të gjitha politikat e ndjekura. Qytetarët po e vuajnë përditë e më shumë. Pika kryesore dhe pika kyçe është fakti që qytetarët do kenë një zyrë, një institucion, ku do shprehen për të gjitha problematikat që ata kanë. Një nga gjërat kryesore është pikësëpari kjo”.



