
Moska akuzon Kievin për vrasjen e Darya Dugina-s. Në një deklaratë, FSB, shërbimet e inteligjencës ruse, pretendojnë se kanë e zbardhur vrasjen e vajzës së njeriut më me ndikim te presidenti Putin. "Krimi - thuhet në shënim - është përgatitur dhe kryer nga shërbimet sekrete ukrainase. Ekzekutore është shtetasja ukrainase Natalia Vovk, e lindur në vitin 1979, e cila mbërriti në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj Sofia Shaban dhe u largua nga vendi nga rajoni i Pskovit, nga ku arriti në Estoni”.
"Një krim i poshtër dhe mizor" që i mori jetën një "personi të shkëlqyer dhe të talentuar, të sjellshëm, të dashur, të kuptueshëm dhe të hapur. Ajo i tregoi atdheut të saj me fakte se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë". Kështu ka shkruar presidenti Vladimir Putin, i cituar nga kanali Telegram i Kremlinit në një mesazh ngushëllimi për vrasjen e Darya Dugina-s.
Filozofi rus Alexander Dugin e quajti vrasjen e vajzës së tij "një sulm terrorist të kryer nga regjimi nazist ukrainas". Në postimin e tij të parë në Telegram pas sulmit, Dugin deklaroi se "armiqtë e Rusisë e kanë vrarë pabesisht dhe se Darya nuk ka nërë kurrë thirrje për dhunë dhe luftë", siç raporton Ria Novosti.
Ndërkohë, "është vërtetuar se bomba në makinën e Duginës është shkaktuar nga distanca. Me sa duket, makina e saj është monitoruar", tha një burim policor për Tass.
Ukrainasja Natalia Vovk, e cilësuar nga shërbimet ruse si autore e vrasjes, do të përfshihet në listën e të kërkuarve dhe Rusia do të kërkojë ekstradimin e saj, raportojnë burime të sigurisë ruse të cituara nga TASS.



