Gazetari Sokol Bregu në MCN Live duke folur për mesazhet e Dumanit nga Shkodra u shpreh se SPAK ka qenë shumë i rezervuar për dhënien e informacioneve.
Ai tha se Kryeministrat në detyrë nuk mund të gjykohen lehtë, por sipas tij se cila është lidhja mes Shqipërisë dhe çështjes McGonigal kjo duhet parë sepse është e vështirë kur kemi të bëjmë mbi të gjitha me kryeministrin që të dalim në përfundime.
Të hetosh kryeministrin në detyrë në çdo vend të botës do ishte tronditëse, në SHBA ku ka nisur gara presidenciale ku shoh pjesën e Trump jo nëse ai fiton apo jo, por e shoh vetëm për procedurën ligjore që po ndjekin ndaj tij dhe është një histori që një polic i vë prangat presidentit është histori e madhe prandaj dhe SHBA janë lideri global atje është i barabartë ligji për të gjithë. Këtu kemi një hetim ndaj kryeministrit ku në rreshta përmendet dhe emri i tij. SPAK këtë herë ka qenë shumë i rezervuar ka vetëm disa indice që ai është në hetim për 1,2,3, por s’ka asgjë të deklaruar.
Përsa i përket çështjes Meta, unë di rastin e Berishës që u shpërnda dosja e tij menjëherë por ajo e Ilir Metës nuk është shpërndarë kurrë dhe askush s’ka një informacion vetëm që dihet në tërësi që është çështja e evazionit CEZ-DIA, por ajo që vlerësohet në këtë rast është se deklarata e një ish agjenti personi Agron Neza ai që ishte ndërmjetësi mes qeverisë shqiptare dhe McGonigal. Ai u mor në pyetje për çështjen, nuk prisja që të fliste. Mendoj se mprehtësia e tij, mënyra e tij e të bërit rrugëtime, e të bërit aktivitetin e tij e ka çuar aq lartë sa të takoj një shef të FBI, nuk kemi të bëjmë me një nga këta personazhet e shumtë.
Është një personazh i veçantë që s’mund ta zbërthesh dhe mendoj se dhe prokurorët do kenë pasur shumë vështirësi për ta zbërthyer atë. Ishte i detyruar por duhet të themi se kryeministrat në detyrë nuk hetohen kur janë në detyrë dhe këtu nuk besoj të përjashtohet Shqipëria. Cila është lidhja me Shqipërinë e çështjes McGonigal kjo duhet parë sepse është e vështirë kur kemi të bëjmë mbi të gjitha me kryeministrin të dalim në përfundime. Mua më pëlqen se si Dumani e ka shkundur SPAK. Me Krajën kishte vërtete një flirt dhe sot kemi një mënyrë ndryshe sepse nuk është e lehtë të hapësh një hetim kur është i përfshirë qoftë dhe me emër kryeministri i vendit, nuk është e lehtë.



