
Protestuesit anti-qeveritarë në Kolumbi kanë rrëzuar statujën e Christopher Columbus në qytetin bregdetar të Barranquilla.
Statuja e eksploruesit evropian, emrin e të cilit ka marrë dhe vendi, u tërhoq nga baza e saj me litarë dhe u vandalizua.
Demostrata shënoi dy muaj që nga fillimi i saj duke bërë thirrje për reformë sociale.
Aktivistët autoktonë e shohin Kolombin si një simbol të kolonializmit dhe shtypjes.
Kryebashkiaku i Barranquilla tha se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.
Statuja e Columbus është e fundit që është rrëzuar dhe vandalizuar në këto protesta, ndërsa e para që u rrëzua ishte ajo e pushtuesit spanjoll të shekullit XVI, Sebastián de Belalcázar në qytetin jug-perëndimor të Popajanit në shtator.
Një grup kolumbianësh nga grupet indigjene Misak, Nasa dhe Pijao thanë se ata rrëzuan statujën pasi Belalcázar u shpall fajtor në gjyq për gjenocid, skllavërim, torturë, përdhunim dhe vjedhje të tokave të tyre të stërgjysheve.



