Deputeti Rrahman Rraja lë mandatin: Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese. Dështova si prind! (VIDEO)

Deputeti Rrahman Rraja lë mandatin: Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese. Dështova si prind! (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, ka dhënë dorëheqjen sot, pas dhunës së shkaktuar nga anëtarë të fisit të tij për një gurore. Në një deklaratë zyrtare, të shpërndarë nga zyra për shtyp e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Rrahman Rraja thuhet se ka kërkuar ndjesë, duke shtuar se ka dështuar si prind në rritjen e djalit të tij, Rexhep Rraja, i cili disa herë është bërë kryefjalë e mediave për ngjarje të rëndë kriminale. Nëpërmjet një deklaratë Rraja shprehet se nuk ka fjalë “ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kane besuar gjithë këto vite”. Deklarat e Rrajës: Nuk kam fjale për ta shprehur sikletin karshi te gjithë atyre qe me kane besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjese shokëve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit te deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjese atyre qe me kane dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjese viktimave te asaj dhune turpëruese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorëzohet para drejtësisë. Zoti me dhente force qe ta përballoj këtë dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej këtë turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirënjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partisë dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnjë borxh për ketë shqetësim kaq te madh publik qe i shkaktova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy