
Diskutimi i ditëve të fundit për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë edhe një reagim të ambasadës amerikane në Prishtinë.
Në një përgjigje për Radios Evropa e Lirë, ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se SHBA nuk e përkrahin idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territorit apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen e një zgjidhjeje”, shprehet ambasada.
Në deklaratës e saj ambasada thotë se mbëtet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Sebisë dhe përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajon të dyja palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në këtë përgjigje.
SHBA-të i bëjnë thirrje të dyja palëve që t’i shfrytëzojnë mundësitë për të bërë përparim në këtë çështje.



