Ekspert i ekonomisë Gjergj Buxhuku në ‘MCN Economy’ ka komentuar kursin e këmbimit dhe forcimin e lekut ku u shpreh se një forcim kaq i madh i lëkur do të ishte normal në një ekonomi të qëndrueshme. Ai tha se forcimi i lekut ndaj euros apo dollarit është i panatyrshme ndërsa theksoi se BSH ka zero mundësi për të ndërhyrë te kursi i këmbimit. Sipas tij, ekonomia shqiptare nuk mund të mbajë shpresat te paratë informale.
BSH është një nga aktorët ku merr pjesë dhe në përcaktimin e kursit të këmbimit, se ka detyrë parësore por me politikën e saj monetare praktikisht është një nga aktorët. Është pikëpyetje e madhe, por realisht fakt është se leku shqiptar sidomos gjatë vitit të kaluar që është forcuar në mënyrë jo të natyrshme sepse një forcim kaq i madh i lekut kundrejt euros dhe dollarit natyrisht që në kushte normale në një ekonomi që prodhon në mënyrë të qëndrueshme do ishte i mirëpritur, por problemi është fakti se ekonomia shqiptare nuk ka treguar se është një ekonomi e qëndrueshme në rritje dhe të godasë monedhat e huaja brenda një kohe të shkurtër kaq fortë. Pra në një farë mënyre dhe për të përligjit këto janë fenomene që kanë të bëjnë me burimet kryesore që ushqejnë ekonominë shqiptare dhe një pjesë e madhe e tyre janë të dyshimta dhe në këtë përligjje të madhe mendoj se është futur në lojë guvernatori që nëse vërtetohet se ka burime të dyshimta në sasi të mëdha që hyjnë në vend natyrisht që është dhe ai përgjegjës.
Më tej ai dha një shembull ku u shpreh se nqs ky forcim është i shpjegueshëm me flukset e mëdha të ardhura nga turizmi nëntori është muaji më i dobët për turizmin dhe përsëri leku arriti pikën e tij më të fortë pothuajse aq sa në muajin gusht. Ai tha se analiza e guvernatorit më shumë se për ne është për ndërkombëtarët.
Do jepja një shembull për të parë se cili është konfiguracioni i vërtetë. Janë këto flukse që kanë çuar në këto zhvlerësime të euros dhe dollarit kundrejt lekut. Në 2023 dy ishin momentet kur leku arriti forcën e tij më të lartë një në gusht, në pikën e sezonit turistik dhe fund nëntorit dhe fillim dhjetorit. Nqs ky forcim është i shpjegueshëm me flukset e mëdha të ardhura nga turizmi, nëntori është muaji më i dobët për turizmin dhe përsëri leku arriti pikën e tij më të fortë pothuajse aq sa në muajin gusht. Mjafton një shembull i tillë kaq i thjeshtë dhe kupton se këto janë thjeshtë justifikime.
Guvernatori po përpiqet të justifikojë diçka se dhe në kuptimin matematikor nëse shohim forcimin e lekut muaj pas muaj në këto dy vitet e fundit krahasuar me të ardhurat nga shërbimet nuk e mbushin ato atë hendek të madh. Paraja formale që hyn në sistem është e vogël për të shpjeguar forcimin jo të natyrshëm kundrejt euros dhe dollarit. Mjafton të shohim muaj pas muaj kursin e këmbimit lekë-euro dhe lekë-dollarë.
I pyetur se si e sheh 2024 ku leku do vijojë të forcohet, Buxhuku tha se për të kuptuar se çfarë ka ndodhur duhet të jemi të qartë dhe thekson se fakti këtu është që të gjithë treguesit në rritje vijnë nga sektori prodhues.
Kemi vetëm muajin janar 30% ulje të eksportit dhe kjo është një tregues i qartë i faktit se ekonomia shqiptare nuk njeh rritje të qëndrueshme. Ky forcim i fortë i lëkut i kalohet sektorit të turizmit sepse është pjesa më pak e mundur për tu llogaritur. Paratë jo formale janë pjesë kryesore e sistemit tonë ekonomik. Q ë të varesh në mënyrë kaq të madhe nga flukset e parave informale që kontrollohen nga shtetet ku prodhohen deri më sot për 1 mln arsye, por vjen një moment që ti nuk mund të vazhdosh gjithë jetën tënde duke u bazuar tek këto para.



