Vetëm 3 ditë nga zgjedhjet lokale, në Dibër kanë nisur tensionet dhe incidentet e para. Për të majtët Administrator i Komunës Tomin, Nuri Meda u dhunua nga militantë të Partisë Demokratike, të cilët ishin duke blerë vota.
Gjiknuri dhe Gjylameti i kanë bërë thirrje Bashës që të mos ushtrojë terror dhe të tërheq nga Dibra falangat e krimit.
