
Që nga fillimi i luftës, janë regjistruar më shumë se 174.453 kërkesa për licencë për të marrë armë zjarri në Izrael.
Ministria e Sigurisë Kombëtare izraelite ka deklaruar se qendrat marrin mesatarisht 10 mijë kërkesa të reja çdo ditë, ndërsa para 7 tetorit numri ishte rreth 850 kërkesa në javë.
Ministri kontrovers i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, më 10 tetor urdhëroi blerjen e menjëhershme të 10.000 armëve të zjarrit për t’ua dorëzuar civilëve.



