Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë që prej orëve të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Myltes, në Rrilë.
Favorizuar nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, duke u shtrirë me tej drejt zonës së Grykës së Lumit.
Zjarri ka përfshirë kryesisht ferra dhe shkurre nëpër sipërfaqet bujqësore të zonës, duke krijuar një situatë alarmante.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, ndërsa situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm për shkak të rrezikut të përhapjes së mëtejshme.



