Protestat e opozitës/ Stojku: Si aktivitete partie. Zhllima: Berisha po mban karikuar njerëzit e vet

Protestat e opozitës/ Stojku: Si aktivitete partie. Zhllima: Berisha po mban karikuar njerëzit e vet

Edmond Stojku, kryetar i Aleancës Demokracia e Re, dhe Gylsen Zhllima, avokat, analizuan në studion e MCN Informacion strategjinë që po ndjek opozita së fundmi. Stojku protestat që po organizaon PD ngjajnë më shumë si aktivitete partie, ndërsa Zhllima tha se synimi i Berishës është që përmes tyre të arrijë te qeveria teknike dhe mbajtja e njerëzve që i duhen për zgjedhjet në parti. 

 

Edmond Stojku

 

Është më shumë një aktivitet partie. Shumica e atyre që marrin fjalën janë pa identitet politik, pa nivel për t’iu përgjigjur masës që u rri përballë. Nuk e di kush i kupton se çfarë thonë. Në përgjithësi edhe theksi është gjithmonë problematik. Në fund fare, dihet kush do flasë e kush do bërtasë. Duhet si lançohen elementët e dhunës verbale të nisur që në vitin 90 mbi këdo që nuk është dakord me të. Vazhdon shfaqja, hidhen tymuese dhe vazhdon xhiro tradicionale te kuvendi. Nëse ka shqiptar që nuk e di këtë skenar paraprakisht, unë nuk dal më të flas. 

Nuk ka kauza, nuk ka strategji, nuk ka program për të bërë me dije. 

 

Në Parlament u votua pjesëmarrja e Ramës në Bordin e Paqes. Cili ishte benefiti për shqiptarët? Të bëjnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë! 

 

Gylsen Zhllima 

 

Nuk e kuptoj si do të vijë frymëzimi kur kemi të njëjtët njerëz prej dekadash. Rama dhe Berisha, pra të njëjtët njerëz, bënë një marrëveshje në 2009. Flitet për liri. Ne jemi të papjekur për ta kuptuar demokracinë, kur janë ata që e normojnë sistemin. Nuk mundet që edhe autori edhe viktima të jenë edhe autorë edhe viktimë. Sot ne si qytetarë nuk kemi kulturën e duhur të kopjojmë Kosovën. Ne bëjmë protesta me të njëjtat kauza. 

 

Zoti Berisha këto protesta po i përdor për dy gjëra: qeveria teknike dhe të karikojë njerëzit e vet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy