Juristi dhe aktivisti i shoqërisë civile Redon Meksi, paralajmërimin për mbylljen e rrjetit social TikTok e konsideron si akt censure dhe njofton ankimimin e vendimit në gjykatë nga kompania por edhe nga shoqëria civile dhe palët e prekura.
Në një intervistë për emisionin FactCheck në MCN TV, ai tha se duhet pritur vendimi nëse do të bëhet akt nënligjor ose ligj, për të kuptuar se si mund të kundërshtohet ose sa i ligjshëm do jetë.
Sipas tij mund të mbyllen linqe dhe video të papërshtatshme dhe e gjithë faqja, pasi nëse qëndrohet në këtë logjikë e njëjta gjë mund të ndodhë dhe me Facebook dhe Instagram.

Ne kemi marrëveshje me TiokTok, aktualisht Autoriteti i Mediave Audiovizive mund t’i drejtohet TikTok për të hequr linqe denigruese apo me gjuhë urrejtje.
E njëjta gjë që ndodh me Facebook, Instagram dhe kjo video hiqet. Ne kemi marrëveshje dhe me Metën, TikTok dhe Google.
Në TikTok ke problem me videot që përbëjnë rrezikshmëri për fëmijët, ne kemi një ligj që tregon rrugën se si mund të ndalohen këto video.
AKEP kur çon shkresa, iu kërkon mbylljen e faqeve jo heqjen e linqeve. Kjo nuk është normale!
Ti hiq linkun me probleme, nuk ke arsye për të mbyllur TikTok. Juridikisht mbyllja arrihet në të gjitha llojet e formave.
Por mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese se prek drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes. Mbyllja për një vit vjen se kemi zgjedhje në maj dhe politikanët e rinj janë më aktiv në TikTok.
Ngjarja që ndodhi jashtë shkolle shërbeu si sebep. Kryeministri shfrytëzoi protestat. Nëse i hyjmë mbylljes së komplet faqes dhe jo linqeve, ne mund të mbyllim çdo gjë nesër.
Edhe në Facebook ka linqe që nuk duhet të shohë fëmija, hajde ta mbyllim dhe Facebook. Ka një formular AMA se si bëhet denoncimi për videot dhe hajde ta heqim.
Mjeti ligjor efektiv është për mbylljen e videove të caktuara. Unë i besoj konsultimit publik në parim, jo atij që bën qeveria.
E dinte shumë mirë, gjithë rrjeti online është rrugaç, se flasim për mosha nën 18 vjeç që mund të kesh probleme.
Ti ke online faqe pornografike, që shiten drogë, armë. Mënyra teknike për të mbyllur totalisht është praktikisht zero, se mund të gjesh forma për t’i hapur.
Se ata njerëz që janë në TikTok, mund t’i kthehen Instagramin dhe Instagramin Rama nuk e mbyll dot.
TikToku s’është gjë se nuk e duan shumica e botës, por po të mbyllësh Facebook dhe Instagram je diktator dhe pikë.
Vendimi për mbylljen e TikTok, jam i bindur që do dërgohet në gjykatë nga kompania. Është shumë vështirë që të censurosh sot online.
Unë jam kundër çdo lloj bllokimi, se është censurë. Liria e shprehjes prevalon mbi çdo liri tjetër.
E lidh me zgjedhjet se dhe afati një vjeçar është aq sa i duhet. Se elementë të dhunës i gjen dhe te faqet e tjera.
Gjithmonë ka pasur konflikt mes të rinjve, dikur bëheshin në rrugë, sot rrjetet sociale po bëjnë një lloj shthurje.
Nëse e shmangim dot, besoj është një betejë e humbur me brezin e ri.
Në këto çaste flasim për marketing kush do marrë më shumë pikë nga mbyllja apo hapja e TikTok.
Berisha mendon se ata njerëz që do humbin para me TikTok. Beteja për mua do të jetë mbrojtja e lirisë së shprehjes.
Të premtoj që nuk do mbyllë asnjë faqe jo do hapim TikTok. Të premtojë që nuk do lejojmë censurën në shoqëri, se me censurë fillojnë diktaturat.
Emigrantët nuk do e mbyllin TikTok se janë jashtë. Kur ti mbyll, mbyll vetëm aksesin e shqiptarëve që janë këtu në TikTok.
Kjo mund të bëj që Arlind Qorri, Adriatik Lapaj, Endrit Shabani ta gjejnë rrugën për të depërtuar te emigrantët.
Qeveria e bën këtë që aq sa mund të ndalojë të ndalojë. Veliajn nuk e mbulojnë dot me asgjë, as me TikTok, as me asgjë.
Me mbylljen e TikTok i regjistrojmë të gjitha bashkë, se duhet parë qarkullimi i parasë nga shqiptarët në TikTok.
Edhe ata njerëz që cenohen nga TikTok mund t’i drejtohen gjykatës se ti i ke të gjitha mjetet për të mbyllur videot dhe linqet e caktuara.
Sa media do ankohen, po ju mbyll të gjithëve, është njëlloj për të gjithë, nuk besoj se do duan të bëjnë luftë me qeverinë.
Një OJF mund ti drejtohet gjykatës, nëse është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.



