Sllovakia teston gjysmën e popullsisë në një ditë

Sllovakia teston gjysmën e popullsisë në një ditë

Në Sllovaki, një testim masiv kaloi në “filtër” të shtunën gjysmën e popullsisë. Në përpjekje për të ulur kurbën e rasteve të reja, pa shkuar drejt një mbylljeje, qeveria sllovake po kryen testime në masë.

Kjo skemë po shihet si model edhe nga vende të tjera, të cilat po përballen me rritjen e menjëhershme të numrit të rasteve të reja dhe rrjedhimisht rrezikun e mbingarkesës së sistemeve spitalore.

Vetëm gjatë të shtunës u testuan 2.58 milionë sllovakë. Nga këta, 25 850 ose 1% rezultuan pozitivë dhe duhej të kalonin në karantinë.

Popullsia e Sllovakisë është 5.5 milionë. Qeveria synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën 10 vjeç.

Tamponët janë falas dhe qytetarët janë nxitur të testohen. Qeveria ka thënë se do të vendosë izolimin si masë për ata që nuk testohen, duke përfshirë ndalimin për të shkuar në punë.

Kryeministri Igor Matovič tha se testimi i secilit është detyrë dhe përgjegjësi ndaj atyre që janë më vulnerabël. "Liria duhet të shkojë paralel me përgjegjësitë që kemi ndaj atyre që janë më të dobëtit midis nesh, pacientëve të onkologjisë, të moshuarve, njerëzve me sëmundje të tjera", tha ai në një konferencë shtypi.

Testimi masiv që synon Sllovakia ka për qëllim shmangien e situatës që po ndodh në Republikën Çeke, e cila përgjatë dy javëve të fundit ka mbajtur rekord në Europë për numrin e vdekjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy