
PD ka mbledhur këtë të mërkurë grupin parlamentar. Gazetari Mariglen Kume në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Tv, bën me dije se Bardhi në fillim të mbledhjes i ka dhënë porosi deputetëve në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së ka nisur me një porosi të Gazment Bardhit që të gjithë deputetët të angazhohen për të siguruar një prezencë të konsiderueshme të qytetarëve që do protestojnë ditën e nesërme pas materialit të publikuar nga media italiane, ku vihen në fokus akuzat për kryeministrin Rama.
Diskutimet po vijojnë në lidhje me qëndrimet që do të mbajnë deputetët në seancë. Deputetët do të jenë të angazhuar dhe jashtë në protestë dhe brenda parlamentit. Për pjesën e aksionit opozitar, deputetët do të protestojnë se mazhoranca nuk ka pranuar mocionin me debat të kërkuar nga Bardhi.



