Numrat e ditës së sotme kanë konfirmuar edhe njëherë se SHBA vijon të jetë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Sipas të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 851 persona, duke e çuar në 136 720 numrin e përgjithshëm të pacientëve që nuk e përballuan dot COVID-19.
Ndërkohë mjaft i lartë vijon të jetë edhe numri i rasteve të reja pasi vetëm sot janë regjistruar 72.473, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.293.532.
Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.807.496 raste të konfirmuara, India me 825.753 raste të konfirmuara dhe Rusia me 720.547 raste të konfirmuara. Përsa i përket shtetit më të prekur të SHBA-ve i pari është Neë York-u, me 426.016 raste të konfirmuara dhe 32.375 vdekje.



