Deputeti Agron Shehaj denoncoi jashtë ambienteve të Kuvendit ndërtimin që po bën sipas tij Damian Gjiknuri brenda Parkut Kombëtar të Butrintit.
Shehaj denoncoi gjithashtu ish-ministren Xhaçka, që sipas tij po ndërton një rezort në Dhërmi.
Kemi raste konkrete se si nëpërmjet ligjeve të aprovuara nga Parlamenti. Kjo pika e vogël ishte pjesa e Parkut Kombëtar të Butrinit, qeveria e hoqi nga parku dhe ia dha Gjiknurit. Ishte një perlë e paprekur pjesë e parkut, shikoni çfarë po ndërton Gjiknuri. E njëjta gjë ish-ministrja, që u fut në politikë me xhepat bosh, dhe tani po ndërton një rezort në Dhërmi. Kjo është arsyeja pse ligji për investimet strategjike u shty për një vit tjetër, prandaj u aprovua dhe ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura, sepse këta kanë vetëm një qëllim të kapin çdo gjë që ka vlerë në bregdet dhe të ndërtojnë çdo gjë për veten e tyre, familjarët e tyre. Unë mendoj se problemi i këtij vendi është qeveria, që merr pronat e qytetarëve dhe i përvetëson ato, pastaj mund të flasim për mënyrën se si bëhet opozita”.



