Gazetari Armand Shkullaku thotë se protesta e sotme u kthye në një betejë të dytë të fituar nga ana e Sali Berishës, pas asaj të 6 marsit. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shkullaku tha se pjesëmarrja e madhe në protestën e sotme provoi se vendimi i Bashës për ta përjashtuar nga partia në shtator të vitit të kaluar ishte një gabim.
Nuk prisja pjesëmarrje kaq të madhe, nisur nga fakti që Berisha kishte kohë që kishte munguar. Por edhe nga temperaturat e larta dhe pushimet. Sali Berisha arriti të rikthejë jo vetëm vetveten por edhe besimin te PD. Nëse kemi sot kaq shumë njerëz, shkaku kryesor është pakënaqësia ndaj qeverisë. Por duam apo nuk duam, Berisha ka fituar sot një betejë morale qoftë me kundërshtarë brenda partisë, qoftë jashtë saj. Njerëzit aty me të sot konfirmuan se ka qenë gabim shumë i madh ai që bëri Basha.



