Edhe pse nuk u përmend gjatë inaugurimit të presidentit, Trump ka përsëritur thirrjet që SHBA-të të blejnë Groenlandën, e cila është një territor autonom i Danimarkës.
I pyetur për Groenlandën nga gazetarët në Zyrën Ovale të hënën, Trump tha: Groenlanda është një vend i mrekullueshëm, ne kemi nevojë për të për sigurinë ndërkombëtare.
Kryeministri i Groenlandës Mute Bourup Egede, tha se qytetarët e vendit të tij nuk duan të jenë amerikanë.
“Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne as nuk duam të jemi danezë. E ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp, duke nënvizuar se Groenlanda po përballet me një situatë të vështirë.



