
Të eksplorosh me sportet ekstreme sot në Shqipëri është në modë.
I riu Klodian Hajdari, që merret me sportet ekstreme kryesisht me makina, motorë dhe biçikletë nëpër shtigjet, malet dhe liqenet e Shqipërisë, thotë se sportet e tilla të japin një dozë të lartë adrenaline.
Ai thotë në studion e “Zgjohu me MCN”, se së fundmi ka modifikuar një makinë 4x4 në një ‘nëndetëse’ për të ecur mbi liqenin e ngrirë të Shëngjergjit në Tiranë.
Sporti ekstrem ka një dozë të lartë adrenaline, duke pasur një dozë të tillë të lartë, të jep kënaqësi shumë të madhe, të çliron, ytë rifreskon dhe kur të kthehesh në qytet, ti vjen me plot energji pozitive dhe je gati për punë.
Makinën 4x4 për ujë, normalisht që është ekstra për këtë punë, por ne e kemi modifikuar për më me rreziqe. Në liqe, kishte rënë shumë shi dhe borë dhe ishte mbushur shumë dhe aty makina u zhyt më shumë seç e prisja.
Kryesisht grupi jonë Off Roud, është zgjeruar shumë, jemi disa çuna që kemi makina, secili menaxhon të tijen, mendoj që nga viti 2015 kemi filluar me sportet ekstreme dhe e kemi nisur tamam kështu.
Guida Hajdari veçon si ndër sportet më ekstreme atë të eksplorimit me biçikletë nëpër male.
Ai poashtu nuk e le anash guidën turistike me turistë kryesisht të huaj nëpër shtigjet e Shqipërisë.
Të eksplorosh me biçikletë të zbresësh nga malet dhe shtigjet e renda, ai po që është sport ekstrem. Ata që e njohin këtë sport, thonë se po nuk u rrezove nuk e mëson këtë sport ekstrem siç duhet.
Ndërkohë që unë punoj vazhdimisht edhe si guide më turistët. Ata i kam kryesisht të huaj, punoj me grupet nga 50-85 vjeç. Dhe mundohem tu tregoj Shqipërinë në të gjitha dimensionet.



