Aktori Gentjan Zenelaj i ftuar në emisionin Bilardo në MCN ka komentuar edhe për largimin e shqiptarëve, duke u ndalur edhe tek lëvizjet nga qytetet e vogla drejt Tiranës.
Ai tha se është për të ardhur keq kur sheh qytete të mëdha si Gjirokastra, Korça dhe shumë të tjerë që kanë pasur shumë gjallëri dhe tani po braktisin.
Unë po të them një shifër të frikshme Gjirokastra para dy vitesh ka votuar 30 mijë votues këtë herë 15 mijë. Unë qytete që i vizitoj për shfaqje shoh një trishtim të madh, shoh vetëm pleq, s’ka më rini. Berati, Gjirokastra, Korça kjo ka humbur gati 3-fishin e popullatës. Kanë qenë qytete të plota por po braktisen. E rëndësishme është se sa do që ikin ne 3 mijë mbetemi prapë këtu.
Kur shoh që kanë restauruar lapidarët, yllin nuk kishin pse ta hiqnin nga aty. Jam për mos heqjen e yllit sepse më beso sa të huaj takoj thonë ku është Tirana e vjetër, muri kalasë, pra kulla kanë në qytetin e tyre dhe duan të shohin veprat dhe të njohin një popull që ka qëndruar 50 vjet nën diktaturë. Kjo nuk bënë komunist, por ka të bëjë me faktin se Shqipëria ka pasur qytete industriale dhe nuk mund të jenë të gjithë kështu.



