Gazetari Denis Dyrnjaja, mesazhet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të së dielës me shqiptarët në Athinë, e sheh si strategji elektorale, duke deklaruar se ka ndezur motorët elektoralë.
Dyrnjaja tha për MCN Live, se nuk është thjesht një çështje vizite për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë, pavarësisht se i përmendi emër pas emri çështjet pezull, ndau bindjen se nuk mendon se do kenë ndonjë zgjidhje.
Ramës nuk i intereson vota e diasporës, por efekti perceptues, për të thënë se unë kam mbështetje brenda dhe jashtë, për të thënë se nëse doni edhe votën e diasporës, më keq do e keni.
Rama ka nisur fushatën elektorale dhe në Greqi nuk mund të flasësh për çështje të tjera, përveç atyre që kanë ndjeshmëri dhe Rama ishte kujdesur në detaje, për të prekur, madje pati dhe sugjestion, përulja, pjesa e bashkëshortes që e priste sikur ishte një dalje në Eurovizion.
Ne gati gati jemi dhe pak killera, por ata e përjetojnë ndryshe, se ne jemi shumë të ftohtë në analizë, ne jemi bërë pak vrasës në këtë kuptim.
Kur ti shikon një publik kaq të madh që duartroket, nuk mund të çosh kaq shumë veta me autobus.
Mos dhënia e lejes për mbajtjen e takimit në salla, i rrit kapacitetet. Grekët vendosën që mos t'i japin vëmendje.
Keq nuk ka se bëri këtë takim, njerëzve që jetojnë atje, iu dha një impuls, një lloj inkurajimi, i mëshoi që të pompojë identitetin e shqiptarëve, theksonte idenë që ju nuk jeni më njerëz inferior, por ndërtoni shoqërinë, keni kontribute për shoqërinë.
Të marrim erdhe që po e përdor për interesa elektorale, nëse njerëzi nuk do e donin, nuk do ishin atje.
Njerëzit që ishin jashtë dhe po protestonin ishin 10-12 veta. Nuk mund ta kalosh dmomosdoshmërisht te negativiteti.
Nëse të tjerët janë në gjumë, këta vazhdojnë me molotov, ky ka ndryshuar komplet strategjinë.
Ndaj ne themi se ky ndryshon formë dhe përmbajtje, që shkon në mandatin e dytë dhe të tretë. Në çdo zgjedhje Rama ndryshon strategjinë elektorale.
Rama dje tha shumë deklarata të forta, por që nuk lë gjurmë, për të mos i çuar në ekstreme. Përmendi ligjin e luftës, përmendi çështjen çame.
Jemi përpara faktit që këtë lloj turi nuk e ka bërë asnjë kryeministër paraardhës, në shtetet kryesore të Europës, ku ne kemi fuqinë kryesore migratore.
Ai ka marrë dhe një masë për të marrë me vete njerëz, që mos të krijojë gropa. Imagjino sikur salla të kishte boshllëqe për shkak se ishte ditë e diel, apo mund të kishte pengesa.
Nga mënyra si e ka organizuar, ka menduar këtë axhendë, me këtë skenar, për të organizuar njerëzit.
Në qoftë se ai e ka fiktive këtë lloj paraqitje, do e pësojë në zgjedhje. Me çfarë shkuan këta? Këtu duhet bërë një lloj transparence.
Me çfarë shkuan, me paratë e shtetit apo me buxhetin e tyre? Nëse është buxheti i qytetarëve shqiptarë këtu qëndron shqetësimi.
Kjo i dha një implus pozitiv shqiptarëve në Greqi, pak rëndësi ka shkuan dy autobusë, 200 veta apo 300 veta. I shkoi mendja, e bëri!
Pse nuk e bëri opozita? Pse mos të shkojë Ilir Meta, kur ai merret me Celtic. Është problemi i këtij që mbledh shqiptarët, apo i këtyre të tjerëve?
Ai mbledh 50 veta çdo ditë tek rruga e pashpresës. Se kaq njerëz sa mblidhen çdo ditë, i bie të shtoheshin dita ditës. Por ai i mbledh me zor.
Është problemi i këtyre që nuk kanë fare vizion, nuk kanë organizim. Çfarë bëjnë këta?
Njëri flet për Celtic, tjetri mbledh 50 veta me radhë. Puna është efekti, te mandati që vjen pas një viti.
Ishte një vizitë jozyrtare, nuk shkoi të takojë Mitsotakis. Nuk i kërkohet rezultat kryeministrit, kur shkon në një takim të lirë me njerëzit.



