Abilekaj: Nuk ekziston fare investimi rus, është vetëm rruga e budallallëkut të Bashës!

Abilekaj: Nuk ekziston fare investimi rus, është vetëm rruga e budallallëkut të Bashës!

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Enton Abilekaj, teksa foli për lobimin e Lulzim Bashës për të bërë fotografi me Presidentin Trump dhe akuzat e përdorimit të parave ruse për këtë qëllim, tha se beson se nuk eksiton fare një investim i tillë rus.

The Guardian publikoi shkrim për lavanterinë globale të parave, një aksion rus për pastrimin e parave, duke i investuar në vende të Europës, kryesisht Europës lindore. U bë hetim ndërkombëtar. U mor OCRPP dhe një gazetë e pavarur ruse. Hetimi u bë në Moldavi dhe Letoni, u mblodhën të dhëna dhe ua dhanë 32 mediave perëndimore.

Shqipëria nuk dilte në këtë investigim. 

Nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë ky investigim. Shqipëria u fut nga nje investigim i Mother Jones.

Unë them se nuk ekziston financimi rus, mendoj se është rruga e budallallëkut, që e ka çuar Bashën drejt një kompanie ruse, që ishte themeluar për këto pastrime, por jo për këtë. A është korrupsion apo pastrim parash? Për këtë duhet hetuar.

Është pretendim idiot që paska marrë PD para ruse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy