
Teksa foli për procesin e primareve në PD, Sali Berisha e cilësoi aktin politik si dinjitoz, dhe një institucion themelor për hapjen e partisë.
Kryetari i PD-së në “Të paekspozuarit”, tha se këtë proces po e bën me primaret.
Sipas Berishës, pas këtij porcesi, më askush do t’i diktojë më këtij vendi se kush duhet të hyjë ose jo në parlament.
Së pari janë premtuar primaret dhe po zbatohen. Janë hapja, janë institucion themelor i hapjes së partisë. Edhe nga emigracioni kanë ardhur për të marrë pjesë. Janë ftuar i gjithë spektri i shoqërisë.
Po ngrihen departamentet dhe janë në përfundim e sipër, janë përfshirë specialistët më të mirë, ekselenca nga diaspora dhe emigracioni.
Departamenti i ekonomisë e kryeson Klodian Muca, pedagog i shquar. Departamentin e arsimit, një zonjë e nderuar, Lili Sula, një nga pedagoget më të nderuara. Derptamentin e ekselencave, një njeri që ka studiuar 10 vite jashtë. Ata nuk janë ekspozuar, por nga pikëpamja e afrimit janë me dhjetëra.
PD po rindërtohet sot mbi parimet më të drejta. Ju folët për një grup të rinjsh që duhet të jenë. Nëse duhet të jemi të vërtetë primaret janë porta më e hapur, më dinjitoze për çdo të ri që do që të angazhohet në politikë dhe PD po e bën këtë.
Kjo është forma më e vërtetë. Prandaj dhe tjetri ka ardhur nga ana e anës për të marrë pjesë në primare, prandaj edhe personalitetet po marrin pjesë në primare dhe këto janë me të vërtetë të atyre që garojnë, jo të kryetarit dhe të kryesisë.
Ky është një hap, një mekanizëm, por edhe të tjerë do të ketë. Kjo është një betejë e një rëndësie jetike.
Nëse dikush mendon se do t’i diktojë këtij vendi me 1000 halle që ka se kush duhet të hyjë apo jo në parlament, kjo ndodh vetëm në ish-sistemet koloniale dhe kurrë midis vendeve të lira. Pse ndodhi? Mafie, mafie dhe vetëm mafie e Jorge Sorosit dhe unë e di mirë se çfarë flas, por unë mbroj interesat, sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.



